Top News/ Rusia dështon sërish me Angara-A5 / Lëshimi i raketës anulohet për të dytën herë
10/04/2024 13:48

Lëshimi testues i raketës ruse Angara-A5 nga kozmodromi Vostochny u anulua të mërkurën për herë të dytë këtë javë. "Urdhri për të anuluar nisjen është lëshuar," thuhej në një njoftim të bërë përmes altoparlantëve vetëm disa sekonda para nisjes në një kozmodrom në Lindjen e Largët të Rusisë. Nuk u bë e qartë menjëherë përse ndodhi kjo. Të martën, një problem me sistemin e presionit të raketës coi në anulimin e lëshimit në minutën e fundit. Dy lëshimet e anuluara janë një tjetër pengesë në një projekt që është shoqëruar nga vonesat në prodhim dhe çështjet teknike. Presidenti Vladimir Putin ka ambicie të mëdha për programin hapësinor të Rusisë, duke përfshirë ndërtimin e planifikuar të një stacioni të ri hapësinor rus deri në vitin 2027, dhe e ka përshkruar projektin Angara si shumë të rëndësishëm për sigurinë kombëtare. Lëshimi ishte caktuar të ishte i pari për këtë lloj rakete në kozmodromin e ri rus Vostochny, i vendosur në pyjet e rajonit Amur në Lindjen e Largët të Rusisë. Angara-A5 është 42.7 metra e gjatë dhe është e aftë të mbajë në orbitë ngarkesa më të mëdha se 20 tonë. Për shkak të vendndodhjes së tij më afër ekuatorit, Angara-A5 mund të dërgojë një ngarkesë më të rëndë në orbitë nëse niset nga Vostochny, vendi i parë dhe i vetëm i lëshimit të anijeve kozmike të rusisë pas sovjetike, sesa nga Plesetsk, një strukturë e epokës sovjetike ku ka pasur tre lëshime të suksesshme testuese të raketës Angara. Telashi më i fundit vjen pas dështimit të një misioni rus në hënë gushtin e kaluar, i pari i tij në 47 vjet, kur anija kozmike u rrëzua në Hënë.

Top Channel/ Trump, bisedë me Putin: Lufta mbaroi, dua të marr Hormuzin
09/03 22:48
Top Channel/ Zbardhet biseda telefonike Trump-Putin: Konflikti në Lindjen e Mesme duhet të…
09/03 22:27
Top Channel/ Izraeli sulmon bankat në Liban, 4 të vrarë dhe 3 të plagosur
09/03 20:09
Top Channel/ “Rajoni, tani në BE”! E zbulon Von der leyen: Duhet të bëhet pjesë e jona
09/03 19:59
Top Channel/ Presioni i G7, bie çmimi i naftës! Zbret nën 100 dollarë për fuçi
09/03 19:56
Top Channel/ Macron në Qipro: Hapim Hormuzin! Do shoqërojmë cisternat e naftës
09/03 19:53
Top Channel/ Rrëzohet një raketë izraelite në Liban, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë
09/03 18:14
Top Channel/ Izraeli bombardon Libanin! Po shënjestron të gjitha pozicionet e Hezbollahut
09/03 15:38
Top News – Panik në Gjermani: Po na sulmon Irani!…por ishte një meteor, dëmtoi një shtëpi
09/03 15:19
Top News – ‘Përgjigje e Ftohtë’ në Arktik / NATO nis lojërat e luftës, përgatit civilët për konflikt
09/03 14:35
Top Channel/ NATO rrëzon tjetër raketë në Turqi, SHBA lajmëron amerikanet: Largohuni tani!
09/03 14:33
Top News – Putin uron Khamenein e ri për detyrën / ‘Do vazhdojë punën e të atit’, ofron mbështetje
09/03 14:25
Top News – Irani sulmon bazën ajrore turke të Inçirlikut ku SHBA mban armët bërthamore, ndërhyn NATO
09/03 14:25
Top Channel/ Bie meteori në Gjermani, njerëzit dalin të tmerruar nga shtëpitë!
09/03 14:21
Top News – Lideri i ri suprem i Iranit është plagosur / Djali i Ajatollahut Khamenei do të hakmerret
09/03 14:06
Top News – Irani ‘bën shoshë’ vendet e Gjirit / Sulm i madh gjatë natës, viktima në Bahrein
09/03 14:02
Top Channel/ Izraeli bombardon Libanin, po shënjestron të gjitha pozicionet e Hezbollahut
09/03 12:50
Top News – Dronë, raketa dhe stres… / ‘Nuk jemi pilotë ushtarakë’, qiej të rrezikshëm
09/03 12:43
Top News – Kartelet po aq të fuqishme sa shtetet / Të armatosura deri në dhëmbë, autostrada kokaine
09/03 12:41
Top News – Evropa armatoset deri në dhëmbë…Bëhet importuesja më e madhe e armëve në botë
09/03 12:00
DIGITALB DIGITALB