Rusia ka dekoruar ushtarët që arrestuan autorët e sulmit mbi sallën e koncerteve në Moskë, ku humbën jetën 137 persona dhe u plagosën mbi 180 të tjerë. Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar pamjet në të cilat shihen ushtarët teksa marrin dekoratat. Imazhet vijnë një ditë pasi katër personat e akuzuar për përfshirje në sulm u akuzuan për terrorizëm nga një gjykatë në Moskë. IS ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së premtes në mbrëmje por kremlini ka evituar ta përmendë grupin terrorist, duke preferuar të krijojë lidhje me Ukrainën. Kjo e fundit, dhe shtetet e bashkuara të amerikës po ahstu, kanë hedhur poshtë me forcë cdo aludim për përfshirje në tragjedi.