Qyteti i Mariupolit u sulmua të mërkurën me sulme ajrore nga Rusia. Raketat goditën mes shënjestrave të tjera edhe një spitali i fëmijëve, duke lënë shumë të mitur mes rrënojave. Zyrtarët ukrainas thanë se 17 persona janë plagosur në sulmin ajror rus ndaj maternitetit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmi i 9 marsit ishte një “mizori”, duke ripërsëritur thirrjet që Shtetet e Bashkuara dhe NATO të krijojnë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainën. “Mbyllni qiellin tani. Ndaloni vrasjet. Ju e keni fuqinë, por duket se jeni duke e humbur humanitetin”, ka thënë ai.