Top News/ Rusia bashkon forcat me Kinën…Nga Mesdheu në Paqësor, nisin stërvitjet e mëdha detare
10/09/2024 14:37

Anijet luftarake ruse dhe kineze filluan të martën stërvitjet e përbashkëta që moska i ka cilësuar si më të mëdhatë e kohëve të fundit e që shtrihen nga Mesdheu në Paqësor. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se katër anije luftarake kineze dhe një anije furnizimi u bashkuan me anijet ruse në Gjirin e Pjetrit të Madh, në jug të Vladivostokut, për stërvitje të përbashkëta që kanë si qëllim të mbrojnë komunikimet detare dhe zonat e aktivitetit ekonomik detar. Ministria tha se ato stërvitje ishin pjesë e manovrave shumë më të mëdha që përfshijnë më shumë se 400 anije luftarake, nëndetëse dhe anije mbështetëse ruse që do të zhvillohen deri më 16 shtator në Oqeanin Paqësor dhe Arktik dhe në detet Mesdhe, Baltik dhe Kaspik. Agjencia zyrtare e lajmeve në Kinë, Xinhua, tha një ditë më parë se qëllimi i stërvitjeve me Rusinë ishte që të thellohej "niveli i koordinimit strategjik midis ushtrive kineze dhe ruse dhe të rritej aftësia e tyre për t'iu përgjigjur së bashku kërcënimeve të sigurisë". Forcat e armatosura të Rusisë janë shtrirë shumë në tokë dhe det gjatë më shumë se dy vityeve të fundit për shkak të luftës së saj në Ukrainë. Por megjithatë, Rusia ka vazhduar të kryejë stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, duke përfshirë edhe ato në lindjen e saj të largët, në mënyrë që të projektojë fuqinë e saj dhe të ndërtojë lidhje mbrojtëse me partnerët, veçanërisht Kinën.

Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34
Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07 15:32
Top News – ‘U harrua’ në makinë në 36 gradë / Humb jetën fëmija në Spanjë, edhe viktima të tjera
02/07 15:09
Top News – Frikë për ‘megatërmet’ / 82 për qind shanse të ndodhë shpejt, Japonia në ethe
02/07 15:09
Top Channel/ Greqia 43 gradë Celsius, metereologët: Ja kur i nxehti mbërrin kulmin!
02/07 14:54
Top Channel/ Hamasi i përgjigjet Trumpit: OK armëpushimit, nëse oferta është serioze!
02/07 14:05
Top Channel/ Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
02/07 13:51
Top News – Irani ‘minoi’ Ngushticën e Hormuzit / Burimet amerikane: Mbushi një anije me mina detare
02/07 12:52
Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57