Top News – Rusi – SHBA, shkëmbimi i hakerave/ Putin-na dorëzoni tuajët, ju japim tanët
13/06/2021 20:34

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se Rusia është e gatshme të dorëzojë kriminelët kibernetikë në Shtetet e Bashkuara, por vetëm nëse të njëjtën gjë e bën edhe Uashingtoni. Ai tha se kjo mund të arrihej përmes një marrëveshjeje mes dy vendeve. Putin i bëri komentet në një intervistë për televizionin shtetëror, në prag të një takimi me presidentin amerikan, Joe Biden, që pritet të mbahet me 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës. Putini tha se pret që takimi i Gjenevës të ndihmojë në vendosjen e dialogut dypalësh dhe ringjalljen e kontakteve personale. Shtëpia e Bardhë ka thënë se Biden në takim do të ngrejë çështjen e sulmeve kibernetike, të cilat kanë tensionuar raportet mes dy vendeve. Kjo çështje është në qendër të vëmendjes, pasi një grup kriminal kibernetik që autoritetet amerikane thanë se operon nga Rusia, sulmoi rrjetin e një gazsjellësi në SHBA duke kërkuar një shpërblim. Disa javë më pas hakerët sulmuan edhe fabrikën më të madhe për përpunimin e mishit në botë. SHBA-ja prej kohësh e ka akuzuar Rusinë edhe për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane. Përveç sulmeve kibernetike, presidenti Biden pritet të diskutojë edhe për veprimet e Moskës në Ukrainë dhe trajtimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Por, udhëheqësi amerikan ka thënë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara duan një marrëdhënie "të qëndrueshme" me Moskën, në mënyrë që të punojnë bashkë për çështje të përbashkëta strategjike, siç janë kontrolli i armëve dhe ndryshimi i klimës.

Top Channel/ Kaos në Belgjikë, dronët mbyllin dy aeroporte
04/11 23:08
Top Channel/ Vdes Patriarku i familjes më të pasur të Anglisë, jeta e tij mes shkëlqimit dhe akuzave
04/11 21:45
Top News- Luftime të ashpra Ukrainë-Rusi/ Kremlini synon pikën strategjike në frontin lindor
04/11 21:00
Top Channel/ Dekorohet David Beckham, Mbreti Charles i jep titullin e kalorësit
04/11 20:35
Top Channel/ Videoja e abuzimit, zhdukja dhe arrestimi i avokates po trondit ushtrinë izraelite
04/11 20:33
Top Channel/ “Krijesa më e ligë në tokë”, Nancy Pelosi sulmon Trump: Ka minuar themelet e…
04/11 20:32
Top Channel/ Rusia sulmon sërish Ukrainën, një i vdekur dhe tetë të plagosur, mes tyre dhe fëmijë
04/11 20:31
Top News- Tajfuni bën hatanë, viktima e përmbytje masive, Filipinet drejt katastrofës
04/11 20:30
Top Channel/ Tensionet në Ukrainë, Zelensky takohet me përfaqësuesit e NATO-s, avioni amerikan mbi…
04/11 20:30
Top Channel/ Vrau 13 persona, mes tyre 5 fëmijët e tij, vdes në burg një nga vrasësit më famëkeq
04/11 20:25
Top Channel/ Përleshje mes ultrasve në Greqi, humb jetën 23-vjeçari, vihen në pranga 6 persona
04/11 20:23
Top News- Kina dënon me vdekje mafiozët/ Pjesë e një grupi famëkeq, mesazh për të tjerët
04/11 20:00
Top News- Merz kërkon largimin e sirianëve: Nuk kanë arsye për azil në Gjermani
04/11 19:30
Top News- Peruja zhgënjehet nga Meksika/ Ndërpret marrëdhëniet diplomatike- E teproi!
04/11 18:50
Top News- 520 mln fëmijë u përballën me luftë/ ‘Viti 2024 pati më shumë konflikte të armatosura’
04/11 18:26
Top News – Arkitekti i luftës në Irak e Afganistan. Ndërron jetë në moshën 84 vjeçare Dick Cheney
04/11 17:09
Top Channel/ Vdes nga zemra Dick Cheney, arkitekti i luftës së SHBA-së “kundër terrorit”!
04/11 15:29
Top Channel/ Brukseli, Mali i Zi në BE në 2028: “ 56% e qytetarëve të bllokut mbështesin zgjerimin”!
04/11 15:17
Top Channel/Presidenti Trump shemb pjesë të Shtëpisë së Bardhë, nis transformimin e madh në 120 vite
04/11 15:15
Top Channel/ 2024-ta, “vit lufte”: Një në pesë fëmijë jetoi në zonë koflikti!
04/11 12:27
BILETA Portokalli - Bileta