Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Florida Beun. Kjo e fundit akuzohet për ‘ushtrim të ndikimit të paligjshëm’ pas ryshfetit të majmë dhe favoreve të tjera materiale që i dha ish-zëvendësministres së brendshme Rovena Voda, për një vend pune si specialsite në ministri. Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Voda kishte marrë një 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Flordia Beun në ministri.