Reshjet e dëborës kanë vijuar pa ndërprerje gjatë natës në zonat malore në mbarë vendin. Kjo ka bërë që në akset rrugore të ketë prezencë akulli, gjë që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Aktualisht nuk raportohet për rrugë të bllokuara, por autoritetet bëjnë thirrje për përdorimin e gomave dimërore dhe zinxhirëve.