Vijon puna për hapjen e rrugëve në zonat e bllokuara nga dëbora. Në Gramsh sot është bërë i mundur zhbllokimi i fshatit Rovje, ku trashësia e dëborës ka arritur 40 cm. Probleme ka pasur në njësitë Administrative Lenie e Kukur. Aktualisht e bllokuar është Grabova e Sipërme. Pritet që nesër të punohet për hapjen e saj.