Stuhia Ciaran që deri më tani ka shkaktuar 12 viktima në Evropë, këtë të premte goditi edhe vendin tonë. Reshjet e dendura të shiut pushtuan vendin mesditën e së premtes, duke sjellë përmbytje të mëdha në shumë qytete, përfshirë edhe Tiranën. Stuhia paralizoi trafikun në të gjithë kryeqytetin, ndërsa u bllokua edhe qarkullimi i automjeteve në aksin Tiranë Durrës. Policia rrugore po ashtu është e pranishme në terren, për të mundësuar qarkullim sa më të shpejtë të automjeteve.