Mbetjet e një autokolone të shkatërruar rus shihen përgjatë një autostrade ukrainase në perëndim të Kievit, pasi forcat e Putinit janë tërhequr plotësisht nga rajoni. Forcat e presidentit Volodimir Zelenski i kanë zënë pritë tankeve ndërsa ata udhëtonin poshtë autostradës, një taktikë që Kievi e ka përdorur me sukses në të gjithë vendin për të goditur rëndë trupat e putinit e për të ngadalësuar lëvizjen e makinës ushtarake. Video nga ajri tregojnë tanke të ndryshkur e shkatërruar si edhe mjete të tjera ushtarake në autostradën E40, një rrugë kryesore që con në Kiev nga perëndimi.