Gjermania ka raportuar më shumë se 50 mijë raste koronavirusi në një ditë, për të parën herë që kur pandemia nisi. Sipas institutit Robert Koch, 50,196 infektime të reja u raportuan 24 orët e shkuara dhe 235 viktima po ashtu. Gjermania ëhstë mes një numri vendesh evropiane që po përballen me një rritje të re rastesh dhe ka regjistruar shifra rekord infektimesh ditët e fundit. Kamncelarja angela merkel të mërkurën e quajti shpërthimin e ri të infektimeve në vend, dramatik.