Sulmet izraelite vranë 22 persona dhe plagosën më shumë se 100 të tjerë në qendër të Bejrutit të enjten, thanë autoritetet libaneze, pasi një zyrtar i lartë i Hezbollahut i shpëtoi një atentati izraelit në qytet. Në jug të Libanit, paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara u plagosën ndërkohë kur një tank izraelit qëlloi mbi një roje në selinë kryesore të forcës në Naqoura, duke bërë që OKB të reagojë duke thënë se personeli i saj po përballet me rrezik në rritje. Uafiq Safa, që kryeson njësinë e ndërlidhjes dhe koordinimit të Hezbollahut, përgjegjëse për bashkëpunimin me agjencitë libaneze të sigurisë, u shënjestruar nga Izraeli të enjten në mbrëmje, por mbijetoi, thanë burimet e sigurisë.