Kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm. Të dhënat për vitin 2025 tregojnë se në Shqipëri një familje e përbërë nga tre persona, ka nevojë mesatarisht për rreth 95 mijë lekë për konsum. Kryeqyteti veçohet për kosto mjaft të larta jetese, ndjeshëm mbi mesataren në rang vendi. Në Tiranë, një familje shpenzon mesatarisht rreth 111 mijë lekë për konsum.