Top News – Rriten frikshëm shifrat në Brazil/ Sistemi shëndetësor në vend, në prag të kolapsit
10/03/2021 12:27

Sistemet shëndetësore në qytetet më të mëdha të Brazilit janë buzë kolapsit, për shkak të numrit të të infektuarve me koronavirus, është thënë në një raport të Institutit shtetëror Fiocruz. Instituti me bazë në Rio de Zhaneiro ka thënë që më shumë se 80 për qind e shtretërve në departamentet e kujdesit intensiv janë të zënë në kryeqytetet e 25 nga 27 shtetet e Brazilit. Të martën Brazili ka regjistruar 1,972 viktima me koronavirus, një rekord i ri ditor. Ky shtet ka raportuar për më shumë se 266,000 vdekje dhe 11 milionë raste me këtë virus, prej kur ka shpërthyer pandemia. Ky vend ka shkallën e dytë më të madhe të vdekjeve në botë pas Shteteve të Bashkuara, dhe është në vendin e tretë në listën e rasteve të infektimit. “Lufta kundër koronavirusit është humbur më 2020 dhe nuk ka asnjë edhe një mundësi për të kthyer mbrapsht këtë situatë tragjike në pjesën e parë të vitit 2021”, ka thënë epidemiologu i Institutit Jesem Orellana për agjencinë e lajmeve AFP. “E gjitha çfarë mund të bëjmë është të shpresojmë për një mrekulli të vaksinimit masiv apo ndryshim rrënjësor të menaxhimit të pandemisë”. Javën e kaluar, ekspertët i kanë thënë të përditshmes braziliane Valor Economic se vdekjet shumë shpejt mund të rriten në mbi 2,000 në ditë. Ata kanë paralajmëruar se mënyra e vetme për të shmangur këtë skenar është përmes masave të izolimit, përdorimit të maskave dhe rritjes së shkallës së vaksinimit. Më shumë se 8 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, çka përbën vetëm 4 për qind të popullsisë së Brazilit.

Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47