Top News – Rriten çmimet në të gjithë botën / Çfarë po ndodh me mallrat dhe shërbimet
07/10/2021 12:15

Konsumatorët në të gjithë botën po përballen me çmime më të larta për një shumëllojshmëri artikujsh të përditshëm, për shkak të problemeve në zinxhirin e furnizimit për të gjitha llojet e mallrave dhe rritjes së çmimimit të energjisë, në nivele që nuk janë parë prej vitesh. Kjo do të thotë që konsumatorët në të gjithë botën po paguajnë më shumë për artikuj ushqimorë, veshje pajisje elektro-shtëpiake si dhe për blerje makinash e shtëpi. Ata që po e ndjejnë më shumë këtë situatë janë familjet me të ardhura të ulëta, të ardhurat e kufizuara të të cilëve mbulojnë më pak në raport me nevojat që ata kanë. Pyetja që shtrohet nga shumë ekonomistë është nëse kjo rritje e çmimeve do të jetë diçka "kalimtare", apo është fillimi i një periudhe rritjeje më të qëndrueshme të çmimeve, në nivele më të larta të ndeshuru prej dekadash nga shumica e ekonomive kryesore të botës. Në dëshminë para Kongresit javën e kaluar, shefi i Bankës Qendrore Amerikane Jerome Poëell tha se problemet "zhgënjyese" me zinxhirin e furnizimit global që kanë ardhur si pasojë e dhënies fund të bllokimeve të vendosura për shkak të pandemisë, janë bërë shkak për rritjen e inflacionit dhe qëndrimin në këto parametra për një periudhë më gjatë sesa kishte parashikuar ai dhe drejtuesit e bankave të tjera qendrore. Por ai tha se ishte i sigurt se përfundimisht këto çështje do të merrnin zgjidhje. Të martën, çmimi standard global i naftës së papërpunuar, u rrit në 82.56 dollarë për fuçi, duke arritur një nivel që nuk ishte shënuar në tre vjet. Në të gjithë botën, çmimet për ushqimin, karburantin dhe mallrat e konsumit janë në rritje. Çmimi i gazit natyror është trefishuar në Evropë dhe Azi këtë vit, duke çuar në një ulje të ritmeve të rritjes ekonomike në pjesën më të madhe të Evropës dhe ndërprerje të energjisë në Kinë.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00