Një avion i linjës ajrore China Eastern Airlines me 133 persona në bord u rrëzua në malet e Kinës jugore, këtë të hënë. Referuar informacionit paraprak të Administratës së Aviacionit Civil të Kinës, avioni Boeing-737 ishte nisur nga qyteti jugperëndimor i Kunming për në Guangzhou kur humbi totalisht kontrollin dhe u rrëzuar në qytetin Ëuzhou. Në bord ishin gjithsej 123 pasagjerë dhe dhjetë anëtarë të ekuipazhit.