Top News – Rrëzohet avioni amerikan, vdesin 3 marinsa / Pjesë e stërvitjeve ushtarake në Australi
27/08/2023 13:52

Tre marinsa të ushtrisë amerikanë kanë vdekur pas rrëzimit të avionit të tyre në veri të Australisë, thanë zyrtarët amerikanë. "Në bord ishin 23 pjesëtarë të personelit. Tre prej tyre janë konfirmuar se kanë vdekur, ndërkaq pesë të tjerë janë transportuar në spitalin mbretëror të Darvinit dhe janë në gjendje serioze", tha përmes një deklarate një zyrtar i marinës amerikane. Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha se incidenti ishte "tragjik". Avioni amerikan, sipas tij, u rrëzua në veri të Australisë teksa po merrte pjesë në stërvitje ushtarake. Ai tha se Qeveria e tij është e përqendruar që të ofrojë mbështetje. Transmetuesi Sky Neës Australia raportoi se transportuesi ushtarak i llojit v-22 Osprey, në të cilin gjendeshin afër 20 marinsa amerikanë, u rrëzua në brigjet e Darvinit. Gjatë një konference për media, Albanese refuzoi të jepte detaje se si ndodhi incidenti apo për përpjekjet e shpëtimit, që tha se po zhvillohen në ishullin Melville në veri të Darvinit. “Fokusi jonë si Qeveri dhe si departament i mbrojtjes është që të reagojmë për incidentin dhe të sigurohemi se do të jepet çdo mbështetje e nevojshme në këtë kohë të vështirë”, tha ai. Albanese shtoi se personeli australian nuk ishte i përfshirë në incident. Policia e Territorit Verior njoftoi më herët se është përgjigjur raportimeve për rrëzimin e një fluturakeje në ishullin Meville. SHBA-ja dhe Australia viteve të fundit kanë rritur bashkëpunimin ushtarak. Katër ushtarë australianë u vranë muajin e kaluar gjatë stërvitjeve dypalëshe, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin, u rrëzua në oqean, afër brigjeve të Kuinslendit.

Top Channel/ Trump zbulon “sekretin”: Pse e sulmova Iranin
04/03 23:31
Top Channel/ Iraku në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike
04/03 23:24
Top Channel/ “Shënjestër qipro, jo Turqia”, Greqia ka një version tjetër
04/03 22:50
Top Channel/ Djali i Liderit Suprem të Iranit me perandori globale pronash, zbulohet lista e…
04/03 22:05
Top Channel/ Lufta te dera? Ushtria e SHBA rrezon raketën që do godiste Greqinë
04/03 22:03
Top News-Ministrat izraelitë fikin vendndodhjen/Kërcënimi, Irani po organizon eliminimin e zyrtarëve
04/03 20:57
Top Channel/ Ofensiva në Liban, Izraeli shënjestron nga toka dhe ajri Hezbollahun
04/03 20:04
Top Channel/ SHBA fundos anijen iraniane, 80 të vrarë, Teherani raketa Turqisë
04/03 19:40
Top Channel/ Izraeli, 1 mijë bomba në ditë! Kanë lëshuar afro 5 mijë bomba deri tani
04/03 19:37
Top Channel/ Sulmet e koordinuara SHBA-Izrael, BE: Konflikti nuk do të ketë efekt të menjëhershëm
04/03 19:17
Top Channel/ “E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”, banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e…
04/03 19:16
Top Channel/ Kina i bën thirrje Izraelit për ndërprerje të menjëhershme të sulmeve kundër Iranit
04/03 19:15
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, zyrtari i lartë amerikan: Kemi fundosur 17 anije iraniane
04/03 19:15
Top Channel/ Lufta i afrohet Shqipërisë? NATO rrëzon raketën iraniane në Turqi
04/03 19:14
Top News – NATO tërhiqet në luftën në Iran / Turqia shkatërron raketën balistike, po afrohej
04/03 17:35
Top Channel/ Izraeli po sulmon Libanin, IDF ka hyrë në qytetet libaneze
04/03 15:38
Top Channel/ NATO shkatërron raketën e Iranit në Turqi: Do reagojmë! Evakuime masive në Qipro!
04/03 15:23
Top Channel/ Lufta e Iranit:U mbyllën për 2 ditë, rihapen bursat në lindje: Si lëviz cmimi i naftës!
04/03 15:06
Top News – CIA po nxit kryengritje në Iran / Po armatos forcat kurde, gati një operacion tokësor
04/03 14:44
Top News – Qytetet e nëndheshme të raketave / Irani publikon pamjet, një rrjet pa fund tunelesh
04/03 14:40
DIGITALB DIGITALB