Rreziku i madh me të cilin përballen zinxhirët e furnizimit me mallra, është zhvendour tashmë nga pasiguritë pandemike në dëmet gjeopolike që po shkakton lufta në Ukrainë. CNN Business, ka publikuar analizën e ekspertëve ekonomikë të Mood’s, ku Rusia cilësohet si një ndër prodhuesit më të madhenj të naftës, gazit natyror dhe grurit . Ukraina është gjithashtu një eksportues i madh i grurit si dhe neonit, ndaj lufta po krijon hapësirën për shpërthimin e një krize buke dhe krize energjitike në botë.