Ish-ministri i Brendshëm i Italisë dhe lideri i ekstremit të djathtë Matteo Salvini ka dalë këtë të shtunë në gjyq nën akuzën për pengimin e ankorimit të një varke emigrantësh në gusht të 2019. Salvini, lideri i partisë së krahut të djathtë Lega, mbylli portet për anijet e shpëtimit, duke lënë 147 emigrantë të bllokuar në një anije spanjolle shpëtimi për tre javë në kushte të rënda sanitare. Ai i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve në seancën e sotme, e cila ishte kryesisht procedurale dhe zgjati më pak se tre orë përpara se gjyqtari Roberto Murgia të caktonte seancën e radhës për në datën 17 dhjetor.