Astronautët në bordin e stacionit hapësinor ndërkombëtar kanë kryer manovra për të siguruar që stacioni të mos goditej nga disa mbetje. Ato duhet të kalojnë disa km larg stacionit, por si masë mbrojtëse, trajektorja e tij është ndryshuar për të lëvizur në një pozicion tjetër, më larg objektit. Tre anëtarët e ekuipazhit, dy rusë dhe një amerikan, u vendosën në anijen e tyre hapësinore Soyuz, ndërsa manovra nisi në mënyrë që të mund të evakuoheshin nëse do të ishte e nevojshme – tha NASA. Manovra u kompletua dhe astronautët janë të sigurt – njoftoi Jim Bridenstine në twitter.