Top News – Rrezikohet fundi i pandemisë/ Sondazhi, ende ka hezitim për të marrë vaksinën
04/05/2021 15:42

Rezultatet e një sondazhi në shkallë botërore tregojnë se hezitimi për të marrë vaksinën përbën një rrezik në përpjekjet për t'i dhënë fund përgjithmonë pandemisë. Në 79 nga 117 vendet e anketuara, numri i njerëzve që thanë se ishin të gatshëm të vaksinoheshin ishte nën 70%, përqindja minimale e popullsisë që shkencëtarët thonë se duhet të fitojë imunitet për të frenuar virusin. Por ekspertët thonë se njerëzit ndryshojnë mendim pas arritjes së vaksinave dhe se shumë vende nuk i kanë filluar ende vaksinimet masive. Organizata Gallup kontaktoi rreth 1000 njerëz në secilin nga 117 vendet, kryesisht në fund të vitit të kaluar. Në 20 vende, shumica e anketuarve thanë se nuk do të vaksinoheshin. Në Rusi, për shembull, 61% e njerëzve thanë se do të refuzonin vaksinën ndërsa në Kosovë kjo shifër ishte 56%. Në përgjithësi, bazuar në rezultatet, sondazhi vlerëson se më shumë se 1 miliard njerëz nga 7.6 miliardë në të gjithë botën nuk duan të vaksinohen. Zyrtarët shëndetësorë po synojnë të vaksinojnë një numër të mjaftueshëm njerëzish për të arritur "imunitetin e tufës", që do ta ngadalësonte mjaft përhapjen e sëmundjes. Sa më shumë që qarkullon virusi, aq më shumë mundësi ka që ai të shndërrohet në variante të reja të rrezikshme që mund t’I bëjnë të paefektshme vaksinat. Shkencëtarët nuk e dinë saktësisht se kur një popullatë arrin imunitetin e tufës, por mendohet që bëhet fjalë për një nivel prej 70% deri 90% vaksinimesh. Vaksinimi nuk është faktori i vetëm për arritjen e imunitetit të tufës. Infeksionet natyrore gjithashtu luajnë rol. Disa vende në të cilat vazhdon imunizimi, po njohin rënie të ndjeshme të infeksioneve, shumë më herët se sa vaksinimi i 70% të popullsisë.

Top News- Dështon sërish konstituimi i Kuvendit/ Kosova një hap më pranë zgjedhjeve, s’ka dakordësi
07/07 12:27
Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top News- Krijim i institucioneve apo zgjedhje? Kosova në bllokadë politike, cilat janë alternativat
06/07 15:41
Top News – Kosova pa stadium kombëtar / Ideja është lënë në harresë, ‘çështje krenarie’
06/07 15:36
Top News – Askush nuk do lindje natyrale…Kosovë, zgjidhet operacioni pavarësisht rreziqeve
06/07 15:32
Top News – U kërcënua Kuvendi i Kosovës / Reagon Sveçla: Numri ka lidhje me Ratko Mlladiç
06/07 15:11
Top Channel/ Kosova, nga dështimi në dështim. Kuvendi s’konstituohet as pas seancës së 42-të
05/07 22:43
Top Channel/ E konfirmon Prokuroria: Alarmi në Kuvendin e Kosovës për bombë, ishte i rremë
05/07 21:38
Top News- Policia largon deputetët/ Kosovë, kërcënimi me bombë shtyn seancën e Kuvendit
05/07 15:05
Top News – Të zënë me sherrin në Kuvend. Kosovë, partitë ‘harrojnë’ zgjedhjet vendore
05/07 15:04
Top Channel/ Bomba në Kuvend, panik mes deputetëve në Kosovë: Kërcënimi u bë në anglisht!
05/07 14:40
Top News- Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës? Evakuohen deputetët
05/07 12:59
Top Channel/ I fshehtë apo i hapur, ngërçi i votimit në Kosovë: Kjo është çështja!
05/07 12:01
Top Channel/ Kisha Ortodokse e Kosovës ia kthen OSBE-së: Kryepeshkopi yne nuk hyri “në kishë serbe”!
05/07 11:53
Top News- Pas PDK, edhe LDK kërkesë Kushtetuses/ ‘LVV nuk po respekton vendimin e 26 qershorit’
04/07 16:34
Top Channel/ Osmani: Lejohet votimit i fshehtë por duhet konsesus për këtë!
04/07 15:08
Top News- Osmani ultimatum deputetëve/ ‘Pasoja juridike, nëse s’ka konstituim brenda 30 ditëve’
04/07 13:54
Top News- Vijon seria e dështimeve në Kuvend/ PDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
03/07 22:00
Top News- I nxehti ekstrem vjen në Kosovë, autoritetet ‘frikë’ nga temperaturat e larta
03/07 20:27
Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07 19:54