Gjenerali më i lartë i ushtrisë amerikane, i tha ligjvënësve se bota po bëhet gjithnjë e më e destabilizuar dhe potenciali për konflikt ndërkombëtar domethënës po rritet pa u ndalur”. Shefi i shtabit të forcave të armatosura, gjenerali Mark Milley dhe sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, dolën para komitetit të shërbimeve të armatosura të kongresit amerikan në të parën dëshmi të tyre që nga pushtimi rus i ukrainës. Dy liderët e Pentagonit thanë se kërcënimet nga rusia dhe Kina mbeten domethënëse ndërsa mbrojtën qëndrimin amerikan ndaj luftës dhe furnizimet me armë për Ukrainën. Milley tha se pushtimi rus i ukrainës është kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë në evropë e ndoshta edhe në botë në 42 vitet e tij në shërbim të ushtrisë amerikane, por shtoi se ishte i inkurajuar nga mbështetja e botës për Ukrainën