Top News – Rrezik i madh nga Kina/ SHBA, paralajmërimi i ligjvënësve
01/10/2020 20:16

Ligjvënësit amerikanë po paralajmërojnë për rrezikun në rritje nga Kina. Në dy raporte të veçanta, të publikuara së fundmi, kritikohen agjensitë amerikane të zbulimit dhe politikanët se shpresuan më tepër se ç’duhej në nocionin se rritja e tregtisë dhe ndërveprimit me Kinën, do ta shtynin rrjedhimisht Pekinin të përshtatej me vlerat perëndimore. Raportet thonë se Shtetet e Bashkuara janë duke u munduar vetëm të reagojnë ndërsa përballen me rrezikun real të zëvendësimit nga Kina në skenën botërore.“Janë shumë gjëra që rrezikohen”, thuhet në një raport të redaktuar të qarkulluar nga demokratët në Komisionin e Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve. “Në rast se nuk bëhet një rishpërndarje domethënëse e burimeve, qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe komuniteti i zbulimit nuk do të arrijnë rezultatin e nevojshëm për të mundësuar konkurencën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara me Kinën në skenën globale për dekadat e ardhshme”, thotë raporti. I mbështetur tek qindra orë dëshmish të zyrtarëve të zbulimit dhe tek rishikimi i mijëra vlerësimeve, raporti kritikon agjensitë amerikane të zbulimit se u fokusuan më tepër se ç’duhet në misionin e tyre kundër terrorizmit dhe se dështuan t’i përshtaten rreziqeve të një bote në ndryshim. Një raport i dytë, këtë radhë nga ligjvënësit republikanë, kishte gjithashtu kritika, duke rekomanduar më shumë se 400 ndryshime në strategjinë e Uashingtonit për Kinën. Ideologjia e Partisë Komuniste Kineze (PKK) “po dëmton parimet themelore të sistemit ndërkombëtar dhe po rrezikon sigurinë dhe begatinë e amerikanëve”, thuhet në raport.

Top Channel/ Tesla “merr me të mira” Musk, i jep aksione me vlerë 29 mld dollarë
04/08 22:39
Top Channel/ Putin dhe Netanyahu nuk i ndahen njëri-tjetrit, sërish bisedë telefonike mes tyre
04/08 22:25
Top Channel/ “Burri që më shkatërroi jetën…”, vajza sekrete e Putinit kritikon luftën në Ukrainë
04/08 21:14
Top Channel/ Putin tjetër kërcënim Trump-it! Zhvendos 4 bombardues bërthamorë drejt perëndimit
04/08 21:00
Top Channel/ 100 mln paund kundër emigrantëve! Starmer akordon shumën për emigracionin e paligjshëm
04/08 19:46
Top News- “Dhoma gazi për shqiptarët”/ Thirrjet antishqiptare në RMV, reagon kryeministri
04/08 19:30
Top News- Kodi i ri Penal, reagon Rama: Të alarmuarit të mos ekspozohen shumë në diell
04/08 19:05
Top News – Hedh në erë hekurudhën ruse / Ukraina, sulm me dronë në rajonin e Volgogradit
04/08 14:54
Top News – Treni përplaset me autobusin / Aksident tragjik me viktima në Leningrad të Rusisë
04/08 14:53
Top News – Putin, ‘gati’ të takojë Zelenskin / Rusia nën presion për armëpushim me Ukrainën
04/08 14:47
Top News – ‘Unaza e Zjarrit’ terrorizon / Varg shpërthimesh vullkanike pas tërmetit të madh
04/08 14:47
Top News – Plasin kërcënimet bërthamore / Kremlini kërkon kujdes pasi Trump nisi nëndetëset
04/08 14:35
Top News – Krizë buke dhe uji në Gaza / Shtohet mjerimi i banorëve, luftë, zhvendosje e uri
04/08 14:32
Top News – Trump dhe nëndetëset bërthamore…‘Një mesazh për Putinin’ apo thjeshtë një retorikë
04/08 13:06
Top News – Lufta e III Botërore te porta…Putin paralajmëron NATO-n, Oreshnikët në Bjellorusi
04/08 12:57
Top News – Tronditje nga videoja e pengjeve / Netanyahu i kërkon ndihmë Kryqit të Kuq
04/08 12:52
Top News – ‘Rebelim’ kundër Netanyahut / Letër e hapur Trumpit: T’i japim fund luftës në Gaza
04/08 12:41
Top News – Njeriu i Trumpit me mision në Moskë / Witkoff shkon në Rusi javën e ardhshme
04/08 12:29
Top News – Australi, bora më e madhe nga vitet 80-të…Videoja, ngjarje e pazakontë e motit
04/08 12:24
Top Channel/ Mbytet anija me emigrantë në Jemen, 76 humbin jetën, 32 shpëtohen
04/08 12:16