Top News – Rreth 100 mijë persona të vaksinuar/ Maqedoni e veriut fillon të marrë frymë
08/05/2021 19:00

Imunizimi i popullatës në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar me ritme të shpejta dhe deri të premten numri i personave të vaksinuar, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, ka arritur në afër 100 mijë persona apo rreth 40 mijë më shumë se para nisjes së vaksinimit masiv të mërkurën, më 5 maj. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në bazë ditore janë vaksinuar mes 10 dhe 15 mijë persona ndërsa është rritur edhe numri i personave që po shprehin interesim për vaksinim. Në aplikacionin vaksinimi.mk janë paraqitur mbi 250 mijë persona. Imunizimi po bëhet me vaksinën e kompanisë kineze, Sinopharm si dhe me atë të Rusisë, Sputnik. Në mesin e të vaksinuarve janë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. “Unë jam marrë vaksinën nga Sinopharm. Të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe i bëj thirrje të gjithëve që të jenë të vetëdijshëm se vaksinat janë të sigurta, që të gjitha janë zhvilluar në platforma të sigurta. Efektet anësore janë me të vërtetë të vogla, ka indikacione të sakta ose kundërindikacione për grupmoshat ose disa kategori specifike kritike të qytetarëve që nuk do të kenë nevojë të marrin një vaksinë”, ka deklaruar ministri Filipçe. Ai po ashtu ka thënë se vaksinimi përveç që ka rëndësi të madhe për kthimin e vendit në gjendjen normale, do të jetë vendimtar edhe për lëvizjen e qytetarëve. Ministri i Shëndetësisë,Filipçe njoftoi se Greqia do të hapë kufirin më 14 maj, por hyrja në këtë vend do të lejohet vetëm me një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose me një vërtetim të vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19. Maqedonia e Veriut këtë të shtunë regjistroi 197 raste të reja me koronaviruss dhe 12 viktima. Numri I përgjithshëm I viktimave ka shkuar në 5079 persona. Prej javësh Maqedoni aështë përballur me shumë humbje jete dhe infektime të larta. Por tashmë si numri i të infektuarve ashtu edhe i viktimave është shumë më i ultë apo për rreth 40 për qind krahasuar me periudhën e para tre javësh, ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik.

Top News – Vuçiç, raprezalje natën. Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Serbi
03/07 12:19
Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35
Top News – Flakët djegin Kretën. Zjarr masiv në ishull, zhvendosen mijëra persona
03/07 11:27
Top News- Operacion antidrogë në Greqi/ Shkatërrohet rrjeti kriminal greko-shqiptar
03/07 10:45
Top News- Beogradi në ‘bllokadë’ prej 4 ditësh/Vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
02/07 15:21
Top News- Vuçiçit s’i pëlqejnë urat e Kurtit /Ankohet në BE, ‘po ndërtohen pa miratimin tonë’
02/07 14:29
Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49
Top Channel/ Tronditet Vuçiçi! Serbët të gjithë në protestë kundër tij
28/06 22:59
Top News- Vlon Serbia, protesta pro dhe kundër Vuçiç…studentët s’bëjnë pas
28/06 21:23
Top News – Serbët festojnë humbjen. 17 të shoqëruar në Gazimestan, provokuan me slogane
28/06 21:06
Top Channel/ Serbët mblidhen në Gazimestan, policia ndalon një qytetar
28/06 15:04
Top News- Festa e ‘Vidovdanit’ në Gazimestan, serbët shpërthejnë në brohorima
28/06 14:15