Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan një rrëshqitje të madhe dheu dhe përmbytje në Petropolis në Brazil. Rreth 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e kësaj katastrofe. Qyteti, që ndodhet në një faqe malore në veri të Rio de Zhaneiros, u godit prej ditësh nga reshjet e shiut. Shtëpitë në lagjet kodrinore u shkatërruan dhe makinat u morën dhunshëm nga lumenjtrë e baltës pas përmbytjeve masive. Skuadrat e kërkimit dhe shpëtimit po rrëmojnë nën baltë për të mbijetuar.