Policia e Lacit arrestoi një 22 vjecar i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për kryerjen e dy veprave penale. Daniel Gjoni ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma për veprat penale “Rrëmbim personi” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur, pasi Gjykata e hetimeve paraprake në Milano, Itali, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të sipërcituara.