Politikani opozitar venezuelian Juan Pablo Guanipa është rrëmbyer, vetëm disa orë pasi u lirua nga paraburgimi. Rasti u denoncua nga liderja e opozitës, Maria Corina Machado. Sipas saj, Guanipa u mor me forcë në lagjen Los Chorros të Karakasit nga disa burra të armatosur, të veshur si civilë, katër automjete dhe e morën me forcë. Opozita e cilësoi ngjarjen si një akt të forcave shtypëse të qeverisë, duke deklaruar se personat që shoqëronin Guanipan u kërcënuan me armë përpara se ai të futjej me forcë në automjet. Guanipa, ish-nënkryetar i Asamblesë Kombëtare, kaloi tetë muaj në burg dhe ishte mes dhjetëra të burgosurve politikë të liruar të dielën.