Nën zërat që përflasin se ka një përçarje me sekretarin e shtetit Marco Rubio për garën e ardhshme presidenciale, zv/presidenti i SHBA-së J.D Vance siguroi gjatë një interviste për Fox News se nuk ka absolutisht asnjë konflikt mes tyre. ‘Është kaq interesante që media po përpiqet të krijojë konflikt aty ku nuk ka. Marco po bën një punë të shkëlqyer. Unë po përpiqem të bëj punën më të mirë që mundem. Presidenti po bën një punë të shkëlqyer. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku’ u shpreh Rubio gjatë intervistës. I pyetur nëse ka ndonjë ambicie për të kandiduar për president, republikani 41-vjeçar buzëqeshi dhe shmangu dhënien e një përgjigjeje të qartë, duke thënë se do të shqetësohet për një punë të ardhshme në një moment të ardhshëëm.