Rindërtimi i shkollave dhe i shtëpive individuale të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, po vijon në Vaqarr dhe në Ndroq. Në fshatin Allgjatë, shkolla e re është drejt përfundimit, dhe femijet do të vijojnë vitin mësimor aty. Në turin e nisur në të 27 njësitë e kryeqytetit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, vizituan themelet ku po ngrihet shkolla e re.