Kryeministri Edi Rama, është ndalur në Vlashaj, në Maminas ku u ka dorëzuar çëlsat e shtëpive të rindërtuara të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Këto familje kanë qenë gjithashtu edhe subjekt i bonusit të qerasë deri në momentin e përfitimit të banesës së rindërtuar. Kanë qenë të shumta falenderimet e qytetarëve, të cilët e kanë konsideruar rindërtimin e shtëpive të shkatërruara, ‘një rilindje të vërtetë’.