Top News – Rindërtimi në kombinat/ Veliaj-do pësojë ndryshime të mëdha
23/11/2020 15:10

Në kombinat, një nga zonat më të goditura nga tërmëti i 26 nëntorit, po vijon procesi i rindërtimit dhe rimëkëmbjes. Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ishte në zonën e kombinatit ku u takua me stafine e njisise administrative 6 dhe tha se të gjitha familjet që humbën shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit të kaluar, do të dalin nga ky proces më mirë seç ishin, e madje i siguroi ato se apartamenti i ri do t’u vlejë më shumë se i vjetri. “Ky ka qenë një vit i vështirë për Tiranën, e sidomos për Kombinatin. Por, më e rëndësishmja është se njerëzit duhet ta dinë që, secili prej tyre do të dalë më mirë seç ishte nga kjo situatë. Pra, do të marrë një shtëpi më të mirë, edhe si vlerë monetare sepse do vlejë më shumë në treg, por edhe si infrastrukturë, do të jetë më e qëndrueshme. Është shumë e rëndësishme që njerëzit ta dinë: kur të marrin çelësin dhe kontratën e shtëpisë së re në dorë, do të jenë më mirë, pasi një pjesë e madhe e atyre shtëpive ishte një shtytje me dorë para se të binin muret dhe çatitë”, Në bisedën me stafin e Njësisë 6, Veliaj u kërkoi banorëve të Kombinatit të mos i dëgjojnë ata që bëjnë politikë me tërmetin dhe pandeminë. “Të dëgjosh Monikën dhe Lulin përditë, edhe po të jesh më i shkolluari në psikologji, luan mendsh. Strategjia e tyre po duket shumë qartë, i kanë ndarë rolet: Monika mbjell panik për tërmetin, kurse Luli mbjell panik për pandeminë. “Shkolla ‘Sami Frashëri’ - tha, - do e bëjnë në Paskuqan. Aty do bëhet pallat”. Shkolla filloi të ndërtohet aty ku është” Veliaj tha se procesi po ecën me ritme të shpejta dhe para Vitit të Ri do të nisë puna për rindërtimin e lagjes së re në Kombinat. “80% e pagesave kanë përfunduar, lagjja e parë filloi te “5 Maji”, së shpejti fillon edhe lagjja e dytë. Me të kaluar vendimi i Këshillit të Ministrave për disa shpronësime të vogla, ligji thotë që edhe ata do të rrinë në banesën e tyre, por secili, si ata që kalojnë rrugën në anën tjetër, si ata që kanë ndërtuar në atë mënyrën e tyre për të futur kokën gjatë këtyre 30 viteve, do marrë një shtëpi që vlen më shumë dhe do jetë zotërues i një prone që ka më shumë vlerë seç ishte kur ra tërmeti. Për sa kohë që 80% e njerëzve i kanë marrë pagesat, është çështje kohe edhe për 20% tjetër, se një pjesë e madhe e tyre i ka sjellë me vonesë. I kemi pritur dhe përpara datës 31 dhjetor do t’i likuidojmë të gjitha, që të fillojmë edhe themelet këtu në Kombinat”

Top News – Të rinjtë vuajnë nga stresi. Studimi i Gallup – Shkak, rrjetet sociale
09/11 11:46
Top Channel/ Autori futet, mbyll derën e i vë armën në shpinë rojës, klientja tmerrohet dhe..
09/11 11:35
Top News – Tabaku kritikon modelin ekonomik: Rritje vetëm për pakicën, asgjë për familjet shqiptare
09/11 11:31
Top News – Vlorë, shtohen rastet e helmimit/ Dyshime për ndotjen e ujit pas ndërhyrjes në Ujësjellës
09/11 10:38
Top Channel/ Momenti kur Robert Duka u larguar me skuter pasi grabiti bankën te “Komuna e Parisit”
09/11 10:35
Top News-Një javë më parë grabiti bankën/Vodhi 60 mijë euro nën kërcënimin e armës, kapet 50-vjeçari
09/11 10:10
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09