Avokati i Popullit i kërkon qeverisë që të mos diskriminohen personat e prekur nga Covid-19 dhe t'ui rimbursohen recetat e barnave që ato kanë marrë për trajtimin e kësaj pandemie. Në një reagim zyrtar Avokati i Popullit shprehet se "ka kerkuar marrjen e masave të menjëhershme për zgjerimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë të personave të diagnostikuar me COVID-19, duke përfshirë në të analizat laboratorike dhe ekzaminimet imazherike për diagnostikim dhe monitorim të ecurisë klinike të pacientit".