Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e bardhë, luftë në lindjen e mesme dhe ukrainë, investime kolosale në inteligjencën artificiale dhe çmenduri të motit....këto ishin ngjarjet që përcaktuan vitin 2025 dhe formësuan skenën ndërkombëtare, duke nxjerrë në pah një epikë pasigurish dhe transformimesh të mëdha. Pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar për një mandat të dytë, republikani Donald Trump ndërmori një sërë masash në kuadër të doktrinës së tij “Amerika e para”, duke përdorur urdhra ekzekutivë, edhe pse drejtësia bllokoi disa prej vendimeve të tij.