Ka rënë pranë brigjeve të Floridës, në gjirin e Meksikës, kapsula e SpaceX që ktheu në tokë francezin Thomas Pesquet dhe tre astronautët e tjerë që qëndruan për plot gjashtë muaj në stacionin hapësinor ndërkombëtar. E ndihmuar të frenojë nga atmosfera e tokës e më pas edhe nga katër parashuta të stërmëdha, kapsula Dragon i rezistoi rënies më së miri, falë edhe mburojës së saj termike.