Për shkollat italiane, përcaktimi i rregullave të rifillimit të mësimit në shtator, hyn në një fazë të re. Orët e mësimit do të reduktohen mbase deri në 40-45 minuta, sidomos për nxënësit më të rritur; në klasa do të ketë më pak njerëz dhe propozohet që bankat të jenë të ndara me mbrojtëse pleksiglasi. Një zgjidhje që në fakt duket se është koreane- pasi atje është praktikuar fillimisht, por që tashmë është gati dhe në disa shkolla italiane.