Top News – Rihapja e aeroportit të Kabulit/ Katari po punon me Talebanët: Ta hapim sa më shpejt
02/09/2021 20:10

Ministri i Jashtëm i Katarit tha se vendi i tij po punon me talibanët për të rihapur aeroportin e Kabulit “sa më shpejt që është e mundur”. Nuk ka ende “asnjë afat” se kur aeroporti i Kabulit do të rifillojë funksionimin normal, tha Mohammad bin Abdulrahman al-Thani gjatë një konference për shtyp me homologun e tij britanik, Dominic Raab në Doha. “Shpresoj se në ditët në vijim do të dëgjojmë disa lajme të mira”, tha ai. Më herët, Al Jazeera, duke cituar një zyrtar të aviacionit civil në Afganistan, tha se fluturimet e brendshme nga aeroporti i Kabulit do të rinisin më 3 shtator. Transmetuesi me qendër në Katar raportoi se një ekip teknik i Katarit po vlerëson dëmet në aeroport dhe se planet janë që ai të rikthehet në punë “së shpejti”. Fluturimet e brendshme u ndërprenë pasi talibanët morën kontrollin e Afganistanit, më 15 gusht. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët arritën të evakuojnë më shumë se 123,000 të huaj dhe afganë nga Kabuli midis 14 gushtit - një ditë para se talibanët të merrnin kontrollin - dhe 31 gushtit, kur SHBA-ja përfundoi praninë e saj në Afganistan. Megjithatë, dhjetëra mijëra afganë që ndihmuan vendet perëndimore të luftojnë talibanët gjatë 20 vjetëve të kaluar, mbetën prapa. Më 27 gusht, disa sulme vetëvrasëse jashtë aeroportit të Kabulit dëmtuan rëndë ndërtesën dhe lanë mbi 170 njerëz të vrarë. Në mesin e viktimave ishin edhe 13 ushtarë amerikanë.

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB