Gjykata e Posaçme e Apelit ka shfuqizuar vendimet e dhëna nga shkalla e parë, që dënoi me burgim 12 të akuzuar në lidhje me dosjen e inceneratorit të Fierit. Apeli i posaçëm me trupën prej tre anëtarësh të përbërë nga Engert Pëllumbi, kryesues dhe anëtarë Dhimitër Lara dhe Miliana Muça, vendosi shfuqizimin e vendimit të datës 25 shtator 2023 të shkallës së parë dhe rikthimin e dosjes për rigjykim në GJKKO, por me trupë tjetër gjykuese.