Top News – Richard Gere kundër Matteo Salvinit / Aktori do të dëshmojë në gjyqin ndaj ish ministrit
27/09/2021 19:29

Richard Gere ka pranuar të dëshmojë kundër ish ministrit të brendshëm të së djathtës ekstreme në Itali, Mateo Salvini, i cili është para gjyqit pasi refuzoi të lejonte ankorimin në një port italian të një anijeje spanjolle që shpëtonte emigrantë nga mbytja, në 2019-ën. Prokurorët në Sicili kanë akuzuar Salvinin për mos kryerje të detyrës dhe për rrëmbim pasi ndaloi anijen e OJQ-së Open Arms të ankorohej në gusht 2019, në kuadër të politikës së tij të porteve të mbyllura. Në bordin e anijes ndodheshin 147 persona të shpëtuar në detin mesdhe. Gjatë krizës, ndërsa anija ishte e ankoruar pranë ishullit të Lampeduzës, disa persona u hodhën në det nga dëshpërimi. Kur Richard Gere, që në atë kohë ishte për pushime me familjen në Toskana, dëgjoi për anijen e bllokuar, ai bisedoi me OJQ-në dhe udhëtoi drejt Sicilisë për t’iu bashkuar vullnetarëve duke ndihmuar në shpërndarjen e ushqimeve për personat në bord. Aktori 72 vjecar më pas mori pjesë në një konferencë në Lampeduza dhe u shfaq edhe në një video mesazh në të cilin i kërkonte njerëzve të mbështesnin Open Arms dhe njerëzit që ajo shpëtonte. Pas 19 ditësh të gjithë emigrantët u lejuan të zbrisnin nga anija.Salvini thotë se ai vetëm kish bërë punën e tij duke refuzuar hyrjen e anijes në port. Javën e kaluar, avokatët e Open Arms, paraqitën një listë dëshmitarësh të gatshëm të dëshmojnë kundër salvinit, e mes tyre edhe Richard Gere. Nëse dënohet, Salvini mund të përballet deri me 15 vite burg.

Top News/ Atentat me armë zjarri kryeministrit sllovak/Robert Fico u qëllua nga një shkrimtar
15/05 21:41
Top Channel/ “Dëgjova tre të shtëna, pashë shenjën në kokën e Fico”, dëshmitarja rrëfen tmerrin
15/05 21:39
Top Channel/ Plagosi rëndë kryeministrin sllovak, autori pas arrestimit: E qëllova sepse…
15/05 21:38
Top Channel/ “Robert, hajde këtu”, identifikohet personi që plagosi me armë kryeministrin sllovak
15/05 19:55
Top Channel/ E rëndë në Sllovaki! Atentat kryeministrit të vendit, transportohet me helikopter
15/05 19:49
Top Channel/ Magjistari amerikan akuzohet për abuzim seksual me 16 gra, dëshmitë: Më detyroi…
15/05 19:48
Top News/ Debati i parë Biden-Trump në qershor. Thyhen rregullat, dy rivalët në studio televizive
15/05 19:31
Top Channel/ Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico në gjendje të rëndë
15/05 19:30
Top Channel/ Ja kur do mbahet debati i parë televiziv Biden – Trump! Kushtet e Presidentit
15/05 19:27
Top Channel/ Forcat ruse përparojnë në rajonin e Kharkiv, Zelensky shtyn udhëtimet ndërkombëtare
15/05 18:00
Top News/ Atentat ndaj Kryeministrit në Sllovaki / Fico qëllohet 4 herë, ndodhet në gjendje kritike
15/05 17:42
Top Channel/ “Vetëm bota serbe ndal Shqipërinë e Madhe”, Ministria e Jashtme i kërkon Vukçeviç të…
15/05 17:29
Top Channel/ Të fshehtat e Dubait! Thasë me para, apartamente e biznese, Investimet e ukrainasve
15/05 17:28
Top News/ Rusia në stërvitje bërthamore…A duhet të shqetësohet perëndimi? Çfarë po ndodh?
15/05 16:14
Top Channel/ Ukraina sulmon Krimenë, Rusia zbraps ofensivën!
15/05 15:43
Top Channel/Përmbyset autobusi me punëtorë emigrantë!Po shkonin në një fermë shalqinjsh, 8 të vdekur
15/05 15:40
Top News/ Nëse nuk ndalet, Izraeli sulmon Turqinë/ Erdogan: Netanyahu do vdesë në burg, si Mlladiçi
15/05 15:20
Top News/ Kina shtron tapetin e kuq për Putinin / Në kërkim të supremacisë gjeopolitike mbi SHBA-në
15/05 15:16
Top Channel/Goditi me thikë gruan për 8 Mars, momenti kur policia qëllon me armë zjarri 46-vjeçarin
15/05 15:16
Top News/ Blinken ‘jep koncert’ në Kiev / Me kitarë në një bar, këndon ‘Free World’ të Neil Young
15/05 15:16