Manjati rus i ndërtimit Arkady Rotenberg tha sot se është ai personi që zotëron kompleksin luksoz në bregdetin e Detit të Zi, i propaganduar nga mediat perëndimore dhe ato opozitare ruse se rezidenca sekrete e presidentit Vladimir Putin. Biznesmeni dha një intervistë të shkurtër në rrjetin Telegram, ku mes të tjerash tha se kjo nuk është më një sekret, unë jam zotëruesi i kompleksit”.