Një pjesë e pjesëmarrësve të protestës së tretë “Serbia kundër dhunës” e kanë kaluar natën duke bllokuar një pjesë të autostradës ndërkombëtare në Beograd, në blloqet e pjesës së re të qytetit, afër pompës së karburanteve “NIS”, transmeton agjencia e lajmeve Beta. Ata kanë ngritur tenda në autostradë dhe kanë thënë për gazetarët se do të qëndrojnë atje deri në një njoftim të dytë.