Studentët e shumë Universitetit të Mjekësisë, UBT-së, Politeknikut, fakultetit të Drejtësisë etj. kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Tensione ka pasur edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërsa disa protestues kanë thyer derën kryesore dhe janë futur në ambientet e brendshme të fakultetit. Gjimnazistët e shkollës “Partizani” i janë bashkuar studentëve dhe të rinjve në revoltë. Gjithashtu, edhe në universitetet e disa rretheve ka nisur bojkotimi i mësimit, në shenjë solidariteti me studentët në Tiranë.