Top News – Rëndohet bilanci i viktimave/ 19 humbje jete në 24 orë, 892 raste të reja
02/03/2021 19:56

Humbjet e jetëve nga covid 19 vijojnë te mbeten të larta. Ministria e Shëndteëisë ka raportuar se 19 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit në spitalet covid, ku 10 prej tyre janë qytetarë të Tiranës, 2 nga Elbasani, 2 nga Berati dhe viktimat e tjera nga zona të tjera të vendit, të moshave nga 48-87 vjeç. Me këto të dhëna numri i jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 1835 persona. Ndërkaq edhe numri i rasteve të reja me koronavirus, është më i lartë në krahasim me një ditë më parë, janë konfirmuar 892 të prekur, si rezultat i 3369 testimeve të kryera ndaj personave të dyshuar. nga këto 374 raste janë në Tiranë, 55 në Fier, 47 në Vlorë, 45 në Durrës, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Krujë, Berat, nga 25 raste në Kavajë, Lushnje, Kuçovë, 23 në Librazhd, 22 në Gjirokastër, 17 në Mallakastër, 15 në Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Mirditë, 10 në Përmet dhe më pak raste ne bashkitë e tjera të vendit. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. sipas të dhënave ditore janë shëruar 760 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 71,173 që nga fillimi i epidemisë, ndërsa raste aktive janë 35 815. Në total numri i infektimeve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 108 823. Gjatë ditës së martë konfirmohet se janë kryer 732 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 15,027 vaksinime.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16