Top News – Regn-Cov2/ Ilaçi eksperimental që kuron Trump
03/10/2020 19:14

Donald Trump po trajtohet me një ilac eksperimental antitrupash që ka treguar rezultate premtuese në fazat e para por që ende nuk është miratuar nga rregullatorët. Sipas një deklarate të mjekut të tij, presidenti ka marrë një dozë të vetme tetë gramëshe të një koktejli antitrupash të quajtur REGN-COV2, një kombinim i dy antitrupash neutralizues njerëzor kundër virusit. Trajtimi është zhvilluar nga Regeneron Pharmaceuticals, që më herët ka zhvilluar një ilac të ngjashëm me antitrupa edhe kundër ebolas. Trump po ashtu po merr zink, vitaminë D, melatoninë, aspirinë dhe ilacin për urthin famotidinë që shpesh shitet në shba nën emrin e markës Pepcid. Edhe pse ilaci nuk ka treguar se funksionon kundër koronavirusit, studiuesit po e vëzhgojnë si trajtim i mundshëm. REGN-COV2 është pjesë e një klase eksperimentale të ilaceve të Covid 19 të njohura si antitrupat monoklonalë: kopje të pordhuara në laborator të antitrupave njerëzor ndaj virusit që po studiohen për përdorim tek pacientët në fazat e para të sëmundjes. Të dhënat deri më tani janë të kufizuara, por këshilltari i shtëpisë së bardhë për koronavirusin, Anthony Fauci, është mes atyre që thonë se ilaci ka shfaqur premisa. Në një deklaratë për shtyp më herët këtë javë, regeneron tha se rezultatet paraprake kanë treguar se trajtimi redukton nivelet virale dhe përmirëson simptomat tek pacientët me covid 19 që nuk janë shtruar në spital. Por mjekët kanë thënë se Trump ka disa faktorë që e vendosin atë në kategorinë e rrezikuar për komplikacione nga covid 19, përfshirë moshën dhe peshën. Ndërkohë që mjekët janë të shqetësuar edhe nga niveli i lartë i kolesterolit që mund të rrezikojë një atak kardiak. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump ushtron presion ndaj Zelenskyt: Duhet marrëveshja, nisni bisedimet
16/09 22:53
Top Channel/ “Netanyahu si Hitleri”, Erdogan shpërthen në akuza ndaj tij: Do ketë të njëjtin fat
16/09 22:51
Top Channel/ Vr*sja e aleatit të Trump, prokuroria kërkon dënim me vd*kje
16/09 22:32
Top News- Izraeli ultimatumin e fundit Hamasit/ ‘Lironi pengjet tani, ndryshe Gaza do të rrafshohet’
16/09 18:12
Top News – Mbrojtje ajrore ‘të pathyeshme’ / Polonia kërkon ndihmë nga Gjermania dhe Franca
16/09 15:43
Top News – Lëshohet alarmi: Evropa po dështon / Nuk arrin hapin e rivalëve ekonomikë, SHBA e Kinë
16/09 15:38
Top Channel/ Shuhet “djali i artë” i Hollivudit:Robert Redforf ndahet nga jeta në moshën 89 vjeçare!
16/09 15:23
Top News – Forcat ruse rrëmbejnë fëmijë ukrainas / ‘Lavazh truri’, i përdorin për të prodhuar dronë
16/09 15:18
Top Channel/ Vizitë e pazakontë e Donald Trump-it në Britani!
16/09 15:00
Top News- Izraeli si Rusia, jashtë eventeve sportive’. Kryeministri spanjoll bën apelin e fortë
16/09 14:54
Top News – ‘Lëshojnë’ armët bërthamore / Rusia dhe Bjellorusia bëjnë prova, pjesë e ‘Zapad 2025’
16/09 14:52
Top News – Japonia bëhet pjesë e NATO-s / Dërgon forca ajrore në bazat e aleancës
16/09 14:47
Top Channel/ Vuçiç “dorëzohet” para protestuesve? Ngrihet aktakuza për stacionin në Novi Sad!
16/09 14:17
Top News – Tajvani përgatitet për luftë / Boton udhëzuesin e ri: Nuk duam të shkaktojmë panik
16/09 13:25
Top News – 3500 dronë mbi Ukrainë këtë muaj / Zelenski: Trump të marrë një pozicion të qartë
16/09 13:25
Top News – Trump, luftë me Venezuelën / Sulmon anijen me drogë, vriten tre persona
16/09 13:00
Top News – Spanja kundër Izraelit / Kërkon përjashtimin nga garat sportive dhe Eurovizioni
16/09 12:44
Top News – Izraeli ka kryer genocid në Gaza / Hetuesit e OKB: Me qëllim shkatërrimin e palestinezëve
16/09 12:42
Top Channel/ “Mbrohuni ose kaq e patët”: Deklarata e Musk “trazon” Londrën, reagon Starmer!
16/09 11:41
Top Channel/ Poloni, dron mbi rezidencën e presidentit: Ndalohen dy bjellorusë!
16/09 11:26