Shqipëria mirëpriti këtë të martë për herë të parë zhvillimin e takimeve të Grupeve të Punës të Shoqatës Evropiane të Regjistrave të Biznesit (EBRA). Takimet u organizuan nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Në fjalën e saj, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u ndal te progresi i bërë nga Shqipëria sa i përket regjistrimit dhe shërbimeve për bizneset.