Top News-Refuzon të dëshmojë për të dytën herë/Atentati në Milot, Brahimi nuk flet për policinë
30/07/2022 18:24

Përpjekjet e grupit hetimor për të marrë dëshminë e Ylli Brahimit, personit që I shpëtoi atentatit në Milot, kanë dështuar për të dytën herë. Kanë kaluar më shumë se një javë nga atentati mafioz në Milot, ku persona të paidentifikuar ngritën atentat ndaj Ylli Bhraimit dhe mikut të tij Klisman Precit, dhe policia e Tiranës të vetmet prova që ka në dorë janë 108 gëzhojat që u gjendën në vendin e ngjarjes, makinën tip Audi e cila u gjet e djegur pas ngjarjes dhe dy armë të djegura që u gjendet brenda automjetit. Ndonëse atentati u krye në pallatin e shenjestrave, kamerat e sigurisë në zonën përreth kanë qenë të fikura, gjë që ka penguar punën e grupit hetimor për të identifikuar autorët apo për të gjetur ndonjë detaj që mund të cojë në gjetjen e tyre. Ndaj, dëshmia e të mbijetuarit Ylli Brahimi është shumë e rëndësishme për të zbardhur hetimin, por ky i fundit ka refuzuar të dëshmojë, me argumentin se nuk është në gjendjen e duhur shendëtësore për të dhënë dëshmi mbi ngjarjen e asaj dite. Ylli Brahimi që prej 7 ditësh ndodhet I shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, nën mbikqyrjen dhe sigurinë maksimale të policisë. Ky i fundit ka kontakte vetëm me efektivët e policsë, familjarët që vijnë për ta vizituar dhe me stafin mjekësorë. Atentati në Milot ndodhi tetë ditë më parë. Ylli Brahimi dhe Klisman Preci u qëlluan me kallashnikov nga disa autorë që ende nuk janë identifikaur nga policia. Preci ndërroi jetë pasi mbërriti në spital, ndërsa Brahimi ende nuk ndodjhet në gjendje të stabilizuar shendetësore, për shkak të plagëve të rënda nga sulmi. Kanë kaluar 8 ditë dhe autorët janë zhdukur pa gjumrë, ndërkohë autoritetet vijojnë punën për kapjen dhe ndëshmimin e atentatorëve.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16