Top News – Refuzoi të kandidonte per deputet/ Dritan Leli shkarkohet nga strukturat e PS në Vlorë
11/03/2021 15:02

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli është shkarkuar nga funksionet që mbante në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste të Vlorës. Vendimi për sharkimin e tij është marrë vetëm pak ditë pasi Leli rezuzoi të jepte dorëheqjen si kryetar bashkie dhe t’i bashkohej listës së kandidatëve socialistë për qarkun e Vlorës. Kryeministri Rama e pranoi një fakt të tillë në një komunikim me mediat pasi ishin bërë publike listat e PS për të 12 qarqet e vendit. Mësohet se shkarkimi i Lelit është vendosur nga asambleja e PS së Vlorës e mbedhur të mërkurën pasdite, ku ai nuk ka qenë i pranishëm. Ndërkohë në asamblenë e PS-së së Vlorës është bërë prezantimi i kandidatëve për deputetë. Lajmin për përjashtimin e Lelit e ka bërë publik, drejtuesi politik për qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, i cili ka lexuar mesazhin e Ramës drejtuar asamblesë. “Dritan Leli nuk është më pjesë e jona’, thuhej në mesazhin e Ramës për anëtarët e asamblesë socialiste të Vlorës. Në listën e kandidatëve të Vlorës 7 vendet e para i kanë zënë Pranvera Resulaj, Anduel Tahiraj, Vullnet Sinaj, Anila Denaj, Niko Kuri, Ilir Metaj dhe drejtuesi politik i këtij qarku Damian Gjiknuri mban numrin shtatë. Ndërsa kryesocialisti ka preferuar të jetë i 8-i në kandidimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas Ramës, objektivi bazë i PS-së është fitimi i 78 vendeve në Parlament, ndërsa objektivi maksimal është ai i 88 mandateve.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16