Bashkimi Europian ka miratuar një ndihmë financiare, që do u jepet refugjatëve ukrainas, të cilët po braktisin vendin pas agresionit rus në territorin e Ukrainës. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, nëpërmjet një postimi në twitter, ka deklaruar se do të jepet një këst prej 500 milion eurosh për integrimin e refugjatëve në vendet e Bashkimit Europian.