Edhe Këshilli Bashkiak i Cërrikut nuk e mbështet shkrirjen e kësaj bashkie me atë të Elbasanit. Në votimin e zhvilluar këtë të martë, 11 këshilltarët socialistë abstenuan, 7 këshilltarët e opozitës votuan kundër dhe vetëm 2 ishin pro. Pas përfundimit të votimit nuk pati një sqarim zyrtar nëse rezultati konsiderohet kundër apo pro draftit, pasi kryetari i Këshillit Bashkiak nuk dha një përgjigje mbi interpretimin e votës.