Partia Demokratike thotë se do të kundërshtojë me çdo mjet ligjor reformën territorial. Në konferencën për shtyp këtë të premte, kryedemokrati Sali Berisha foli për thirrjen e një referendum dhe për adresimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese. Berisha - Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt, PD deklaron se do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive dhe për projektin e saj 100 bashki plus. Në këtë kuadër, ne kemi nisur mbledhjen e firmave për referendum. Do të studiojmë të gjitha modalitetet e referendumeve lokale dhe kombëtare, me të cilat ne kemi bindjen më të thellë se mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë nga një bandë, nga një organizatë kriminale që quhet parlament.