Hungaria dhe Sllovakia edhe njëherë kanë dalë jashtë politikave të BE duke i kërkuar kësaj të fundit heqjen e masave për ngrirjen e asaeteve dhe ndalimin e vizave për gjsahtë biznesmenë rusë. Masa këto të vendosura ndaj Kremlimit pas nisjes së ofensivës ushtarake në Ukrainë. Sanksionet përfshijnë mbi 2.600 individë e kompani dhe duhet të zgjaten çdo gjashtë muaj me unanimitet. Në listën shumëemërore është dhe emri i Vladimir Putin, ai i ministrit të jashtëm Sergei Lavrov, por dhe shumë oligarkëve e biznesmenëve të ndryshëm, që dyshohet se kanë financuar Rusinë në luftën që po zhvillon në Ukrainë.